Themelimi

Luko-Paljetak

Pas ndryshimeve politike dhe shembjes së sistemit monist gjatë vitit 1990, nga një grup i intelektualëve, kryesisht shkrimtarë, gazetarë e piktorë nga komuna e Ulqinit ka lindur ideja për krijimin e Art Klubit. Me nismën e shkrimtarit dhe publicistit Ibrahim Berjashi, u organizuan takimet e para në të cilat u diskutua nevoja e themelimit të një shoqate e cila do të merrej me kulturë, letërsi, art e trashëgimi kulturore. Ideja u përkrah nga shkrimtarët Asllan Bisha, Basri Çapriqi, piktorët Rudi Goga e Qazim Muja, studiuesi Nail Draga, kompozitori Fiqri Hasanaga si dhe krijues të tjerë më të rinj në moshë. Pas përgatitjeve dhe kontakteve paraprake, në Bibliotekën e Qytetit të Ulqinit, më 22 dhjetor të vitit 1990 u mbajt mbledhja në të cilën u formua shoqata Art Klub. Aktin e themelimit të Art Klubit e kanë nënshkruar 19 anëtarë, shumica e tyre krijues të njohur të fushave të ndryshme. Në Kuvendin themelues morën pjesë 10 vetë dhe në të u miratua programi e statuti, u zgjodh kryesia, kurse për kryetar të Art Klubit u zgjodh Ibrahim Berjashi.

Themelimi